Pasditen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë në rrugën “Ali Visha”.
Sipas policisë banesa është në pronësi të shtetasit J.T dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.