130 punonjës në portin e Vlorës prej 1 muaj pa marrë rrogën. Shkak për këtë është bërë ndryshimi në këtë institucion.
Ish drejtori i Portit është emëruar në një post tjetër, drejtor në DPSHTRR Vlorë, por porti mbetet pa një drejtues.
Shkak për këtë është bërë mosdelegimi i firmës për tu bërë ekzekutimin e pagave, firmë e cila lëshohet nga drejtuesi i institucionit i cili në port mungon .
Deri sa të zgjidhet drejtori i ri i këtij institucioni punonjësit janë pa paga. Në port janë duke pritur emërimin e drejtorit të ri për të përfituar me pas edhe pagat.