-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha apo Alibeaj? Sot vendoset fati i vulës së PD-së

Kryesoret

Sot do të jetë një ditë historike për Shqipërinë pasi mirëpret samitin e BE-së, por edhe për PD-në, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë mbi fatin e vulës blu.

Pas dy shtyrjeve nga avokati i grupit të Enkelejd Alibeajt, që është Indrit Sefa, sot është e treta e vërteta. Grupi i Alibeajt ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Por cfarë ndodh?

Nëse gjykata e Apelit do ta pranojë kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit. Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.

Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit.

Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi i 18 dhjetorit, të drejtuar asokohe nga Lulzim Basha.

Por nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë për Berishën do të lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht.

Sot opozita ka thirrur një protestë përpara Kryeministrisë, që është refuzuar nga policia për shkak se sipas tyre cenon sigurinë e samitit.

Vendimi i gjykatës do të jetë një katalizator i fortë. Nëse gjykata vendos pro Sali Berishës mund të kemi një ulje të gjakrave në shesh, në të kundërt mund të sjellë reagim të fortë të protestuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit