Policia e Shtetit është angazhuar edhe përgjatë natës për të ushtruar kontrolle në kuadër të masave për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë ditën e sotme.
Në disa foto të publikuara nga policia shihet se në aksion, duke respektua protokollin është dhe Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë RENEA.
“SIGURIA PËR SAMITIN E BE-së që do mbahet sot në Tiranë. Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës, kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tirana e ‘paralizuar’ nga Samiti i BE, por opozita proteston/ Berisha: Do mbushim sheshin!
/5pyetjet.al