-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrimi në fokus/ Samiti i BE në Tiranë, aty ku do të ndahen 2.6 mld euro për energjinë në rajon!

Kryesoret

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në 6 Dhjetor në samitin e 27 vendeve anëtarë të BE me partnerët e Ballkanit Perëndimor, sipas burimeve zyrtare nga Unioni Europian.

Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Nga Macron, Scholz e Meloni, e gjithë Europa sot në Tiranë, ja liderët që marrin pjesë në Samitin e BE-së!

Diskutimet në takimin e sotshëm në Tiranë, pritet të fokusohen edhe në efektet negative për furnizimin e rregullt me energji dhe ushqime pas luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi më herët se tashmë ka një mbështetje financiare për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor të përballen me mungesat dhe çmimet më të larta.

“Ne kemi krijuar një paketë mbështetjeje për energjinë që të gjithë së bashku duhet të mobilizojnë të paktën 2.5 miliardë euro për Rajonin”, – tha Várhelyi.

Liderët e BE-së pritet që sot të propozojnë një plan veprimi për emigracionin. Plan, i cili parashikon 20 masa operacionale të strukturuara në 5 shtylla:

1-Forcimi i menaxhimit të kufirit;

2-Përshpejtimi i procedurave të azilit;

3-Lufta ndaj kontrabandës së emigrantëve;

4-Rritja e bashkëpunimit për ripranimin dhe kthimet;

5-Arritja e harmonizimit të politikave të vizave

Plani i ri i veprimit për emigracionin synon të forcojë bashkëpunimin për menaxhimin e kufijve me partnerët në Ballkanin Perëndimor. Kjo, në dritën e perspektivës së anëtarësimit në BE.

(HARTA) Samiti i BE/ Mbyllen hyrjet nga Durrësi, Elbasani e Veriu. Ja rrugët ku lejohet qarkullimi!

Një çështje delikate, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në krye të agjendës pas luftës në Ukrainë.

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të diskutojnë sot mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Ku në fokus të veçantë do të jenë të rinjtë. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit