-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Pesë përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i BE-së në Tiranë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama renditi pesë përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i BE-së. Aleanca e universiteteve, korsitë e gjelbra, kolegji i Brugge në Tiranë, “Roamingu” dhe fondet për energjinë.

Nga ky samit vijmë me një lajm të shkëlqyer, universitetet tona do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Europë dhe nga një moment i caktuar që të jenë përfunduar procedurat, studentët tanë, mund të studiojnë prej këtej në cdo universitet europian në mënyrë dixhitale dhe universitetet tona mund të lidhin aleanca.

Ashtu edhe një cështje e korsive të gjelbra. Edhe kjo është një gjë e shkëlqyer. Një tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe që kemi marrë mbështetje në parim është për të punuar dhe jetuar në Tiranë, kolegjin e Brugge.

Tashmë është koha që tani këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për “Roaming”-un. Për ta përmbyllur me energjinë. Kemi marrë deri tani nga KE mbështetje 85 mln euro.

Por në të njëjtën kohë ka një paketë tjetër për projekte dhe tani kemi projektet tona. Rajoni do të jetë i gjithë i përfshirë në këtë rrugëtim për të ndërtuar më shumë burime energjie për t’u distancuar nga Rusia” tha Edi Rama.

LIVE-Charles Michel nga Tirana: Bota po jeton momente tronditëse

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit