-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Faktet e dokumentarit të ‘RAI3’ nuk janë të verifikuara

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të Podcastit të tij i konsideron fakte të paverifikuara informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë. Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të atyre gjërave që thonin.

Unë nuk e di këtë pjesë sepse nuk e kam ndjekur në këtë aspekt. Por di që ajo që ndodhi nuk do kishte ndodhur para disa vitesh, pra që të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë e janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve ose të mos verifikosh çfarë thuhet për ta…

Në momentin kur ti merr nga një burim tjetër një lajm ose një tërësi “faktesh” që janë problematike dhe as nuk i verifikon dhe nga ana tjetër, të njëjtët viktima të atyre që ti ke marrë, ti i rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më përpara.

Dhe pjesa kulmore ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet të cilat i kishin kërkuar, i kishin marrë, dhe nuk i publikuan, por që të thonë që nuk i kemi…” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit