Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reguar pas sulmit me grusht ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së sotme.
Reagimi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.
Kujtojmë që ditën e sotme Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, ndërsa po marshonte së bashku me liderin e PL-së Ilir Meta.
Berisha ka akuzuar kryeminstrin për sulmin, duke e konsideruar kërcenim ndaj fjalës së lirë.