Pas protestave të mbajtura në Greqi nga komunitetit rom në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mbetur të plagosur 10 policë.
Incidentet u nxitën nga plagosja e 16-vjeçarit të komunitetit rom i cili u qëllua me plumb nga policia gjatë një ndjekje të tij pasi u largua nga karburanti pa bërë pagesën e duhur prej 20 eurosh.
Sipas mediave greke 6 nga policët e plagosur janë goditur me sende të ndryshme të hedhura ndaj tyre
Të martën, një grup protestuesish u mblodhën në shenjë revolte dhe ndezën zjarre, hodhën edhe sende të forta ndaj policisë.
Ndërkohë efektivët përdorën edhe gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve ndërsa arrestoi dy prej tyre.