-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Abazoviç: Rrezikojmë të mbetemi një “vrimë e zezë”

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po marrin pjesë në sesionin e diskutimit në Bruksel rreth samitit historik të mbajtur në vendin tonë.

Abazoviç është shprehur se dita e djeshme në Tiranë ishte një takim shumë i rëndësishëm dhe marrëveshjet e nënshkruara dje kanë dhënë mesazhe me rëndësi për Ballkanin Perëndimor. Abazoviç ka shtuar se nëse BE nuk e kupton se duhet ta mbajë derën hapur për Ballkanin Perëndimor, të gjithë do të humbasin.

“Mendoj se e djeshmja ishte një takim shumë i suksesshëm. Disa marrëveshje të firmosura dje do t’i dërgojnë një mesazh ndryshe për BP. E vërtetë është se kemi tensione në vendin tonë dhe pranë tij dhe duhet të mbështesim 6 vendet që të mbeten të fokusuar tek axhenda e BE-së.

Përgëzoj Shqipërinë dhe RMV për zhbllokimin e procesit të BE-së. Mendoj se kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja nga ana e BE-së duhet të jetë më efektive. Nëse nuk është efektive, do të ju japë mundësi palëve të treta të hyjnë në rajon. Në Malin e Zi më shumë se 80 për qind e njerëzve i japin mbështetje prespektivës së rajonit të vendit.

Duhet të zgjerojmë hapësirë për BP pasi nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, do të mbetemi një vrimë e zezë. Bie dakord me ato vende që thonë se vendet e BP duhet të kenë rëndësi” tha ai.

Rama: “Perënditë” dolën nga “shpella” dhe erdhën në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit