Gert Shehu akuzohet për dy vepra penale për goditjen që i bëri dje Sali Berishës me grusht në bulevard në nisje të protestës. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Por sa vite burg rrezikon i riu nga Tirana?
Ligji thotë se goditja për shkak të detyrës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kurse plagosja dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Dy akuzat janë referuar nga policia në prokurori. Tashmë, pas pretendimit të familjes, prokuroria pritet që të kërkojë ekspertim për gjendjen mendore të 31-vjeçarit, që ndodhet në spital.
Tërheqje? Pas kontradiktave dhe dëshmive policia i heq “çrregullimet” agresorit të Berishës