-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vuri prangat në spital, policia: Goditi Berishën! Dy akuza kundër Gert Shehut

Kryesoret

Drejtoria e Policisë Tiranë më shumë se 24 orë pas incidentit të djeshëm në një njoftim për mediat deklaron se Gert Shehu që u ndalua dje, sot i janë vendosur prangat në spital.

Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë do të akuzohet për dy vepra penale; për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

“Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar” mbyllet njoftimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. I riu pas goditjes kundër Berishës, dje u dhunua nga demokratët që e dorëzuan në polici dhe kjo e fundit e çoi në spital ku ka plagë të shumta në trup.

FOTO/ I lidhur pas krevatit, agresori që sulmoi Berishën firmos me pranga në duar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit