-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat: Princi që organizoi komplotin për të përmbysur qeverinë gjermane

Kryesoret

Pas bastisjes së dhjetëra lokacioneve në 11 shtete federale të Gjermanisë, policia gjermane ka arrestuar 25 persona, të cilët dyshoheshin për komplot për rrëzimin e Qeverisë.

Raportimet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarakëve, planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

Në krye të grupit dyshohet se ishte një 71-vjeçar, të cilit i referoheshin si princi Heinrich XIII.

Pjesë e këtij grupi thuhet se janë anëtarë të lëvizjes ekstremiste “Reichsbuerger” apo “Qytetarët e Rajhut”, të cilët janë prej kohësh në vëzhgimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.

Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman. Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871.

BILD: Parandalohet puçi i shtetit në Gjermani, arrestohen 25 ekstremistë të djathtë e ish-ushtarakë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit