-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Po të isha aty do ta kapja për fyti agresorin e Berishës

Kryesoret

Deputeti Flamur Noka u shpreh sonte se dje skenari ishte që Berisha të goditej dhe turma të vriste atentatorin në mënyrë që Rama të nxinte opozitën para europianëve.

Noka shtoi se Berisha e menaxhoi shumë mirë situatën dhe në rast se ai do ishte pranë tij do e kishte kapur për fyti atentatorin dhe nuk do e lëshonte më.

“Eliminimi i Berishës nga skena dje ka qenë qëllimi i atij sulmi, Rama donte të pasqyrohej zëri i Shqipërisë virtuale të tij. Atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Berishën duke mos folur.

Skenari ishte ky, goditet Berisha, nuk flet, turma vret atentatorin dhe pas vrasjes së tij do shpërthente rrugëve të Tiranës dhe Rama do t’i thoshte evropianëve ja kush është Sali Berisha dhe ja cila është opozita destabilizuese dhe më pas do shpallte veten mbret. 

Berisha megjithëse iu bë atentat, me cilësitë e tij të rralla arriti ta menaxhojë në perfeksion këtë situatë. Unë do e kisha kapur prej fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja. Ky skenar i Ramës dështoi”, deklaroi Noka te “Open”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit