-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Perusë shihet në polici pas shkarkimit nga posti

Kryesoret

Presidenti i rrëzuar nga pushteti i Perusë, Pedro Castillo është parë në ambientet e policisë vetëm disa orë pasi ai u përpoq të shpërndante Kongresin.

Në një luftë mbi atë se kush e kontrollon vendin, Castillo tha se ai po zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”.

Por ligjvënësit e injoruan njoftimin dhe në një takim urgjent ata fajësuan presidentin.

Më pas ai është parë në ambientet e policisë por akoma nuk dihet nëse është arrestuar.

Në fotot e shpërndara në Twitter nga policia ai dukej i ulur teksa bisedonte me të pranishmit.

Por më pas fotot e postuara u fshinë. Policia nuk ka sqaruar pse fotot u fshinë më vonë ose nëse zoti Castillo është i lirë të largohet.

Castillo bëri lëvizjen për të shpërndarë Kongresin vetëm disa orë përpara se të fillonte procedurat e shkarkimit të tij.

Ai ka akuzuar të gjithë persona të cilët synojnë ta largojnë atë nga detyra për përpjekje për të minuar demokracinë.

Castillo tha se një Kongres i ri me kompetencat për të hartuar një kushtetutë të re do të mblidhej brenda jo më shumë se nëntë muajsh.

Por Kongresi, i cili kontrollohet nga partitë kundërshtare të Castillo-s, thirri një seancë urgjente dhe mbajti votimin e shkarkimit që Castillo po përpiqej të parandalonte.

Rezultati ishte dërrmues: 101 votuan pro shkarkimit të tij, me vetëm gjashtë kundër dhe 10 abstenime.

Peruja ka kaluar një periudhë të vështirë politike me shumë presidentë të rrëzuar nga detyra vitet e fundit.

Në vitin 2020, ajo kishte tre presidentë brenda pesë ditëve.

Ndërkohë, Kongresi ka bërë betimin e  Dina Boluarte, e cila deri më tani ishte nënkryetare e vendit si drejtuese e përkohshme.

Zonja Boluarte është gruaja e parë që udhëheq Perunë.

Pas betimit ajo bëri thirrje për një armëpushim politik për të kapërcyer krizën që ka kapluar vendin.

Zëvendëspresidentja e Perusë, Dina Boluarte, e cila u thirr nga Kongresi për të marrë detyrën e presidentit pasi legjislatura miratoi shkarkimin e Presidentit Pedro Castillo në një gjyq për shkarkim, merr pjesë në ceremoninë e betimit të saj në Lima, Peru, 7 dhjetor 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit