-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana fiton trofeun e 12 të Superkupës së Shqipërisë

Kryesoret

Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë pas fitores 3-2 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Air Albania”.

Takimi nisi i zjarrtë për shkodranët, të cilët treguan dëshirë të madhe që në fillim.

Një aksion perfekt i të besuarve të Mirel Josës përfundoi në rrjetë në minutën e shtatë falë gjuajtjes së Esat Malës.

Bardheblutë nuk do demoralizoheshin aspak dhe do mundnin të futeshin përsëri në lojë.

Do ishte Patrick që do të arrinte të dërgonte topin pas shpinë së portierit kundërshtar.

Vllaznia humbet një top në mesfushë dhe djemtë e Orges Shehit përfitojnë mjaft mirë për të finalizuar përmbysjen e madhe.

Nga fare pranë zonës, Hasani nuk mund të gabonte.

Golat nuk kishin të sosur pasi në fundin e takimit do vendoseshin ekuilibrat nga Latifi me penallti.

Për t’i dhënë trofeun e 12-të të Superkupës së Shqipërisë ekipit nga kryeqyteti mendoi Xhixha në limite.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit