Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë.
Një i ri shkoi në vendin e punës ku punonte gruaja, e cila ishte me urdhër mbrojtje, e mori me dhunë dhe e çoi në lokal kundër dëshirës së saj.
Policia është sinjalizuar për ngjarjen duke reaguar me shpejtësi duke e arrestuar.
Bashkëshortja e Amarildo Shabanit punonte në një farmaci.
Gruaja ka deklaruar paraprakisht se konfliktet mes tyre që kishin përfunduar në dhunë dhe vendimin e gjykatës për urdhër mbrojtje kishin ardhur si pasojë e xhelozisë së burrit.
Por sipas saj, bashkëshorti për shkak të xhelozisë nuk e lejonte që të shkonte në punë.
Por Amarildo Shabani sot ishte shfaqur te farmacia që punonte gruaja duke e marrë me forcë për ta dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
Tashmë i riu do të akuzohet për tre vepra penale; “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
E rëndë në Tiranë! Gruaja me urdhër mbrojtje, burri e godet dhe e merr peng