-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vite nga vrasja e Klodian Rashës! Ish-polici kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Sot u shënua dy vjetori i vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë së Tiranës, Nevaldo Hajdaraj, që është dënuar me 12 vite burg. Por ish-polici nuk është dakord me vendimin e Apelit dhe për këtë arsye e ka çuar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Në rekursin që ka depozituar përmes avokatit, ish-punonjësi i Policisë së Tiranës kërkon gjykimin nga një kolegj penal, me argumentin se ai ka kryer vrasjen në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes. Por pamjet filmike treguan se  Hajdari qëlloi dy herë me armë me dashje.

Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, pasi Hajdaraj e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e “Don Boskos”, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Gjyqtari Medi Bici do të vendosë në dhomë këshillimi për fatin e rekursit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit