-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermanët fajësojnë atmosferën festive dhe gratë e futbollistëve për dështimin në Botëror

Kryesoret

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit zhvilluan ditën e sotme një takim për të përcaktuar arsyet e dështimit në Botërorin e Katarit dhe faji ra mbi gratë e futbollistëve.

Pas një takimi dy-orësh, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Benrd Neuendorf dhe zëvendëspresidenti Hans-Joachim Watzke diskutuan për një kohë të gjatë për Kupën e Botës dhe arsyet e dështimit në Katar.

Sipas gazetës gjermane Bild, drejtuesit dolën në përfundimin se fajtor ishte “ndenja pushim” dhe atmosfera e krijuar nga futbollistët së bashku me bashkëshortet e tyre në një hotel të izoluar në shkretëtirë të Katarit.

Bashkëshortët e futbollistëve postonin selfie në rrjetet sociale nga pishina, ndërsa futbollistët argëtonin me fëmijët dhe nuk iu përkushtuan në fushë.

Pas barazimit ndaj Spanjës, futbollistët ftuan bashkëshortet dhe të dashurat të qëndrojnë me ta në resortin e hotelit, ndonëse luhej një duel mjaft i rëndësishëm ndaj Kosta Rikës.

Federata Gjermane e Futbollit nuk i ka evidentuar këto probleme, por ka lejuar që gratë të qëndrojnë me lojtarët për dy netë.

Pikërisht ky vendim çoi në një konflikt opinionesh brenda Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ata filluan të fajësojnë njëri-tjetrin për këtë lëvizje.

Një nga ata që u zemërua nga ky vendim ishte trajneri Hansi Flick.

Gjëja më interesante nga të gjitha është se kombëtarja gjermane qëndroi në akomodimin më të largët nga të gjitha kombëtaret në Katar.

Bëhet fjalë për resortin Zulal Wellness i cili ndodhej në veri të Katarit, ku gjermanët ishin krejtësisht të izoluar dhe bënë atë që donin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit