-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Veri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se lista votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve, 1 mijë e 189 më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022. Kjo listë votuese përmban 44 mijë e 939 emra të votuesve apo 1,189 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021. Votuesit janë të shpërndarë në 44 qendra të votimit megjithsej 74 vendvotime”, tha Elezi./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit