-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motra e udhëheqësit të Iranit dënon shtypjen e protestave

Kryesoret

Motra e udhëheqësit suprem të Iranit ka dënuar shtypjen e protestave në Iran dhe i ka bërë thirrje Gardës Revolucionare të tërhiqet, sipas një letre të publikuar nga djali i saj në Francë.

letrën e shkruar në dhjetor të këtij viti, Badri Hosseini Khamenei, e cila jeton në Iran, kritikon mënyrën se si Republika Islamike është ngritur që nga themelet e saj e deri më sot.

“Mendoj se tani është koha të deklaroj se i kundërshtoj veprimet e vëllait tim dhe shpreh mbështetjen për të gjitha nënat që vuajnë krimet e Republikës Islamike, që nga koha e Khomeineit e deri tek epoka e tanishme e kalifatit despotik të Ali Khameneit”, shkruante ajo në letrën që djali i saj Mahmoud Moradkhani e shpërndau në Twitter.

“Shpresoj se fjalët e nënës sime do të thyejnë heshtjen e klerikëve që kundërshtojnë (Republikën Islamike)”, i tha Moradkhani shërbimit persian të Zërit të Amerikës.

Moradkhani tha se ai dhe nëna e tij nuk kanë pasur asnjë kontakt me udhëheqësin suprem të Iranit që nga viti 2009 dhe se nëna e tij po flet tani për të treguar se “ka qënë kundër këtij regjimi nga fillimi”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit