-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë kujton Klodian Rashën: E vrau policia e “Rilindjes”

Kryesoret

Sot është Dita e Rinisë. Partia e Lirisë ka kujtuar të riun Klodian Rasha që u ekzekutua dy vite më parë nga policia në Tiranë.

“Sot në Ditën e Rinisë, nderojmë kujtimin e të ndjerit Klodian Rasha, i ekzekutuar si sot dy vite më parë nga Policia e “Rilindjes”, pa asnjë shkak, si shumë të rinj të tjerë që kanë humbur jetën nga banditë me uniformë të këtij regjimi kriminal që të vetmin vizion për rininë ka shtypjen, dhunën dhe dëbimin nga Shqipëria.

Edi Rama është sot armiku kryesor i lirisë dhe të drejtave të të rinjve shqiptarë, autori i vrasjes së shpresave të tyre, ideatori dhe zbatuesi i platformës më antikombëtare të shpopullimit të vendit nga mijëra djem dhe vajza të kualifikuar, që detyrohen të braktisin Shqipërinë duke rrezikuar edhe jetën për të kaluar La Manshin me gomone.

Të rinjtë duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i treguar vendin bandës së “Rilindjes”! Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë realitet” shkruan Tedi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit