Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.
Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.
Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike. Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro.
Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime (në te cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt) 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.
Gjyma e parë 500 mln grant, Shqipëria merr 80 mln euro
Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve, në të cilat Shqipëria nuk është përfituese.
Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro.
Gjysma e dytë 500 mln euro, 170 mln euro investime, Shqipëria nuk përfiton
Në gjysmën e dytë të paketës, prej 500 milionë eurosh rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë. Në këtë paketë Shqipëria nuk ka asnjë projekt.