-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bum” arrestimesh në Gjermani, ministrja e Brendshme: Militantët urrejnë demokracinë

Kryesoret

Autoritetet gjermane thanë të enjten se ka të ngjarë të bëhen më shumë arrestime lidhur me komplotin e dyshuar të së djathtës ekstreme për të sulmuar parlamentin gjerman dhe për të marrë pushtetin. Policia arrestoi 25 persona të mërkurën në të gjithë vendin.
Tre mijë oficerë policie bastisën ndërtesa në të gjithë Gjermaninë në orët e para të së mërkurës. Autoritetet thanë të enjten se kishin identifikuar mbi 50 të dyshuar.

Ata dyshohet se janë anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë “Reichsbuerger”, të akuzuar për komplot për të rrëzuar qeverinë. Policia gjeti pushkë, municione dhe jelekë mbrojtës – së bashku me planet për të rekrutuar ushtarë dhe oficerë policie.

“Vetëm një hetim i mëtejshëm do të na japë një pamje të qartë se sa të avancuara ishin planet për grusht shteti. Militantët ‘Reichsbuerger’ janë të bashkuar nga urrejtja për demokracinë, për shtetin tonë dhe për njerëzit që mbështesin komunitetin tonë”, tha ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit