Prej 4 ditësh banorët e Rrilës në Lezhë ndihen të rrezikuar pasi linja elektrike u dëmtua nga një fadromë gjatë punimeve në kanalizimet kulluese.
OSHEE në Lezhë u shpreh se kanë njoftuar Drejtorinë në lidhje me problemin dhe po presin për marrjen e masave për të rregulluar dëmin.
Ndërkohë banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë bërë thirrje për marrjen e masave sa më shpejt pasi jeta e tyre rrezikohet.