-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë në familje, shkelje rrugore dhe ndërtim pa leje/ 2 të arrestuar dhe 1 i proceduar në Elbasan!

Kryesoret

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar dy persona, ndërsa po procedon penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 28 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Blutë e Elbasanit njoftojnë gjithashtu se, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 59 vjeç, banues në Gramsh, pasi u konstatua nga shërbimet duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në biznesin e tij (lavazh).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit