-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet sulmi ndaj gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë kërkon siguri

Kryesoret

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike.

Në një njoftim nga AGK-ja, ata dënojnë fuqishëm sulmin dhe kërkojnë sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.

Ndryshe, makina me të cilën po udhëtonin ekipi i gazetarëve janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Dy gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike duke u larguar me shpejtësi në drejtim të zonave të tjera të Mitrovicës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit