-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita Kundër Korrupsionit, PD: Rama ka kryer vjedhje elefanteske

Kryesoret

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ku është shprehur se se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni.

Ajo ka shtuar se raporti i fundit i Komisionit Evropian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë, kjo pasi raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik.

Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësat, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit.

Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE;

vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante. 

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset,” ka pëfunduar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit