Sali Berisha sot bëri një deklaratë shumë të fortë. Ish-kryeministri deklaroi se shteti i dha një strajcë me lekë Gert Shehut, personit që e qëlloi me grusht në protestë dy ditë më parë.
“Ai ishte një mjeran, do të ishte fatkeqësi t’i merrnin shpirtin. Ai kishte marrë një strajcë (torbë, trastë, thes) me para dhe kaq. Për aktin. Ai nuk përbënte problem.
Problem përbente ai që ka dhënë strajcën. Dhe Rama me qëndrimin që ka mbajtur, dëshmoi se është shteti, është ai.
Mos mendo se nuk e dija që në samit kishte kryeministra dhe presidentë që kjo nuk u pëlqente, sikundër mos të kishte të tjerë që mund të thoshin bravo u qoftë” tha ai.