-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhet KQZ-ja/ A do të shtyhen zgjedhjet në veri?

Kryesoret

Komisioni Qendror Zgjedhor ka thirrur mbledhje sot në mbrëmje. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Arianit Elshani, që është anëtar i KQZ-së.

Ai ka thënë se nuk ka informata pse është thirrur kjo mbledhje.

Gazeta Express mëson se aty pritet të diskutohet nëse do të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.

Krerët shtetërorë në Kosovë deri tani kanë thënë se janë institucionet kanë ofruar kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat ku janë dorëhequr kryetarët.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë mbrëmë se KQZ-ja do t’i tregojë presidentes Vjosa Osmani se si është situata, e më pas ajo procedon tutje.

“Është KQZ ajo e cila tregon se si është gjendja në terren, ajo i raporton Presidentes, e më pas presidentja i thërret partitë politike në takim dhe aty si Vetëvendosje tregojmë qëndrimin tonë. Aty zgjedhjet mund të mbahen, me Njësi Speciale të Policisë mund të mbahen dhe asgjë nuk ndodhë, askush nuk mund të bëjë asgjë”, tha Konjufca.

Zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e shpallura për 18 dhjetor, në komunën e Zvecanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur këto zgjedhje, pas tensionimit të situatës në veri. Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me këtë.

Ditëve të fundit kanë nisur incidentet në veri të vendit. Më 6 dhjetor, zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, u sulmuan me mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore, teksa policia po shoqëronte zyrtarët zgjedhorë në këto zyra në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Incidentet kanë vazhduar edhe tri ditët e tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit