Në Rudarë në afërsi të Zveçanit serbët lokalë kanë filluar që të bllokojnë rrugët. Po ashtu edhe në Leposaviç. Ndërkohë në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar edhe sirenat.
Në Rudarë, në fotografitë që ka publikuar REL dhe “Kosovo Online” shihen që janë grumbulluar edhe vetura të ambulancës, ndërkohë disa rrugë janë bllokuar me kamionë të mëdhenj.
Gjithë kjo raportohet të ketë ndërlidhje me arrestimin që ka ndodhur sot në Jarinje të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiç, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ai tha se për këtë ngjarje e ka njoftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Petkoviç tha se do të kërkojë nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që “të ndërpritet menjëherë hakmarrja ndaj serbëve”.
Dëgjohen sirenat në veri! Mblidhen serbët, bllokohet rruga në Rudarë