-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave”/ Tabaku nxjerr email-et e pagesave të ‘bossëve’ të inceneratorëve!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale, email-e të cilat tregojnë për pagesa që kanë kryer ‘bosët’ në kërkim të inceneratorëve ndaj një ish- ministri të qeverisë Rama.

Sipas Tabakut, “njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave. Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim.

Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim”.

Tabaku thekson se “tashmë është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes së këtij Grupi të Strukturuar Kriminal që ka abuzuar me 430 mln euro dhe që më tej ka prodhuar një skemë të pastër Ponzi (pra piramidale) me paratë e shqiptarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit