-sidi education-spot_img
24.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do ta spastroja Kosovën’- Rama: Nuk fola sepse kjo ministrja serbe është çyryke

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pas presionit publik ka reaguar për deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Prishtina e shpalli non grata, kurse Rama thotë se ministrja është një ‘idiote që nuk e njeh askush’.

 

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Kamberi: 47 deputetë kërkojnë menjëherë shkarkimin e ministres serbe!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

‘Do ta spastroja Kosovën’- Tërhiqet ministrja serbe: U nxor nga konteksti

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh” shkruan ai.

Paunoviç nuk tërhiqet nga deklarata fashiste: I kërkon falje Vuçiçit, jo shqiptarëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit