-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kujdes çmimin e pasurive të paluajtshme”/ Edhe FMN kundër Amnistisë Fiskale!

Kryesoret

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundimin të konsultimeve të Nenit IV me Shqipërinë ka përsëritur kritikat e tij kundër amnistisë fiskale, që rrezikon pastrimin e parave, ndërsa ka paralajmëruar se ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshimi në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Fondi tha në një deklaratë zyrtare se ekonomia këtë vit pritet të rritet me 3.7%, duke u ngadalësuar në 2% vitin e ardhshëm. Fondi bëri thirrje për konsolidim fiskal, kontroll më të mirë të projekteve të partneritetit publik privat, vazhdim të reformave dhe ulje të informalitetit që do të ndikonte në reduktimin e emigracionit.

FMN paralajmëroi se një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020.

Sipas deklaratës së sapopublikuar, pas një rimëkëmbjeje të fortë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka ruajtur vrullin pozitiv pavarësisht tronditjes së ekonomisë globale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Rritja reale e PBB-së pritet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2022, si pasojë e aktivitetit të fortë në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime.

Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e mbështetjes së politikave.

Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Ai pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit