-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr fund pengmarrja në Gjermani

Kryesoret

Policia gjermane njoftoi se i kishte dhënë fund një situate pengmarrjeje në një qendër tregtare në pjesën historike të qytetit të Dresdenit të shtunën.

Forcat e sigurisë evakuuan qendrën tregtare si dhe mbyllën tregun e famshëm të Krishtlindjeve ‘Striezelmarkt’.

Policia njoftoi në Twitter se gjithçka tashmë ishte nën kontroll duke shtuar se “dy persona, pas asnjë dëmtim fizik, ishin tashmë nën kujdesin e saj”.

Autoritetet nuk dhanë detaje mbi personin që dyshohet të jetë autor i ngjarjes.

Duke iu referuar burime policore, faqja informative TAG24, njoftoi më herët se pengmarrja në qendrën tregtare ‘Altmarkt-Galerie’ lidhej me një shtetas gjerman, 40 vjeç, i cili besohej se kishte vrarë fillimisht nënën e tij 62-vjeçare, që jetonte në një apartament në lagjen Prohlis të Dresdenit, në juglindje të qendrës së qytetit.

Po sipas TAG24, policia nuk kishte pranuar të jepte hollësi të mëtejshme mbi dinamikën e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit