-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U ftoh…”! Prapaskenat e hetimit-Çfarë po ndodh me Ervis Martinajn?

Kryesoret

Prej katër muajsh nuk ka asnjë gjurmë për fatin e biznesmenit të basteve sportive, Ervis Martinaj. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi një javë më parë se hetimi është në rrugë të mbarë.

Pse i vrave shokët e “mbretit”? Flet killeri: Biseda ime e fundit me Ervis Martinajn

Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”,  tha Rrumbullaku.

Por koha dhe hetimet thonë të kundërtën. Kanë kaluar katër muaj nga zhdukja dhe tre muaj nga momenti që ka marrë detyrën dhe deri tani, drejtori që nuk mund të quhet më i ri në detyrë ka vetëm fjalë, pa rezultate.

Megjithatë pas deklaratës së Rrumbullakut, “5pyetjet.al” u interesua për të mësuar më shumë. Një burim nga prokuroria, pohoi në kushte anonimati se lidhur me këtë dosje nuk ka asgjë të re.

U ftoh ajo punë, nëse do ishte zbuluar mund të kishte ndodhur në momentet e para. Tani nuk kemi asnjë të re, asnjë informacion lidhur me këtë çështje” tha burimi për “5pyetjet.al”.

Dy net më parë policitë lokale, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA zhvilluan disa operacione dhe kontrolle blic pa vendim gjykate nga frika e dekonspirimit në disa qytete, mes tyre edhe në zonat që njiheshin si “bastione” të “mbretit” të basteve, por në fund dolën duash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit