-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po merrte 4 milionë lekë/ Shikoni momentin e arrestimit të 35-vjeçarit nga Tirana që lëvizte me biçikletë!

Kryesoret

Policia e Elbasanit publikoi pamjet e arrestimit të një 35-vjeçari i cili u kap në flagrancë teksa merrte katër milionë lekë nga një shtetas të cilin e kishte shantazhuar dhe kanosur me bashkëpunëtorët e tij.

“Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se një shtetas ishte shtrënguar me anë të kanosjes, për dhënien e një shume parash, kanë iniciuar një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shifra”.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi Ermir Bajrami, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave.

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari”, bën me dije policia.

(EMRI) “Më jep 400 mijë lekë ose”/ E kërcënoi për t’i marrë paratë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan!

Policia dhe Prokuroria Elbasan, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit