-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(EMRI) “Më jep 400 mijë lekë ose”/ E kërcënoi për t’i marrë paratë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan!

Kryesoret

Një 35-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka kanosur dhe i ka kërkuar një shumë prej 4 milionë lekësh një shtetasi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ermir Bajrami, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shtrëngoi me anë të kanosjes, një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë teksa merrte paratë, 35-vjeçari.

Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se një shtetas ishte shtrënguar me anë të kanosjes, për dhënien e një shume parash, kanë iniciuar një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shifra”.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave.

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit