-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk kanë fund tensionet, tjetër shpërthim në veri të Kosovës!

Kryesoret

Një shpërthim ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës të premten mbrëma, ka konfirmuar Policia e Kosovës për mediat në Kosovë. Shpërthimi është dëgjuar në Lagjen e Boshnjakëve, por edhe në zonën afër spitalit.

Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, ka thënë shkurt se bëhet fjalë për shpërthim të një mjeti piroteknik, por nuk ka dhënë detaje të tjera informon koha.net.

Në tri ditët e fundit, Policia në veri është përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur, në kohën kur po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet për kryetarë komunash.

(VIDEO) Persona të maskuar sulmojnë dy gazetarë në Mitrovicën Veriore!

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. Sulme në veri ka pasur edhe të mërkurën.

Sulm i armatosur në Zveçan, plagoset një efektiv policie në veriun e Kosovës!

Të enjten, u vendos për shtim të pranisë së Policisë së Kosovës në këtë zonë. Pas shtimit të forcave policore, Serbia ka kërcënuar me dërgim të Ushtrisë së saj drejt Kosovës. Në mbrëmjen e së enjtes u plagos një polic në Zveçan.

Zgjedhjet po mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve të shkuar në nëntor, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i dënojë pronarët e veturave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia. Pak ditë pas dorëheqjes, Kosova e Serbia arritën pajtim për çështjen e targave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit