-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në Angli, raportohen 3 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Kryesoret

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë në ishullin Jersey në Kanalin anglez ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe dhjetëra të zhdukur.

Policia ka bërë me dije se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të portit të ishullit dhe ekuipazhet po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes.

Deri më tani situata nuk është cilësuar si një incident terrorist, megjithëse autoritetet po hetojnë çdo tezë të mundshme.

Shërbimi zjarrfikës ishte thirrur nga banorët pasi kishin nuhatur gaz rreth zonës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, me orën lokale.

Shefi i policisë së Jersey, Robin Smith u shpreh se duke shtuar shërbimet e urgjencës të cilët u përgjigjën në kohë rekord kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ai tha se një numër banorësh ishin evakuuar, duke shtuar se rreth 30 persona ishin dërguar në një bashki aty pranë për strehim.

Po ashtu është duke u punuar për gjetjen e të zhdukurve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit