Vota e emigrantëve është rikthyer në vëmendjen e politikës shqiptare.
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Parlamentin që brenda një viti të plotesojë boshllëqet ligjore për të mundësuar votën e emigrantëve.
Ky vendim është pasuar këtë të shtunë nga një deklaratë nga Partia Demokratike.
Skretari për Diaporën dhe Organizimin me Jashtë, në PD Indrit Hoxha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa është shprehur se e drejta e votës për emigrantët është një instrument për të larguar Ramën nga pushteti.