-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eliminuan Portugalinë, lojtarët marokuen festuan në fushë me familjarët

Kryesoret

Lojtarët e Marokut pas fitores kundër Portugalisë kanë nisur menjëherë festën pasi shkruan histori duke u bërë ekipi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale.

Festa e tyre nisi me tifozët më të mëdhenj të lojtarëve maroken të cilët janë familjarët.

Menjëherë pas ndeshjes nënat dhe djemtë e lojtarëve dolën në fushë duke u bashkuar me brohoritjet dhe duke marrë dashurinë e tifozëve që deri më tani kanë ndezur disa nga stadiumet e Katarit.

Para Portugalisë, ata eliminuan Spanjën në 1/16 dhe dërguan Belgjikën në shtëpi në fazën e grupeve.

Ndeshja e vetme që nuk e kanë fituar në Botërorin e këtij viti ishte kundër Kroacisë dhe ajo ishte barazim.

Pas ndeshjes me Portugalinë, Sofiane Boufal festoi duke kërcyer me nënën e tij.

Kryetrajneri Walid Regragui po ashtu solli nënën e tij Fatima në fushë.

Achraf Hakimi po ashtu, është parë duke kërcyer me mbrojtësin Romain Saiss dhe djalin e tij.

Yassine Bounou, i shpallur lojtari i ndeshjes të shtunën kërceu me djalin e tij, i cili provoi dorezat e babait të tij.

Familjet e ekipit janë lejuar të qëndrojnë pranë skuadrës.

Fotoja e Hakimit, duke puthur nënën e tij në tribunë, pas fitores 2-0 në fazën e grupeve ndaj Belgjikës, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Për të gjithë lojtarët maroken familja është arsyeja pse ata po ecin përpara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit