Gjykata ka lënë në burg ish-drejtoreshën e OSHEE-së, Albana Ferrajn.
Ferraj favorizoi e kompaninë italiane për 132 mijë euro.
Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.
Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.
Ajo ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh dhe u arrestuar në datën 8 dhjetor.