Pas reagimeve të shumta në lidhje me zhvillimet e fundit ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Sipas Nikolla zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese.
Nga ana tjetër ajo u shpreh se Kosova po tregon përgjegjësi dhe maturi.
Postimi i plotë:
Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqin përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.









