Përroi i Zaranikës rrezikon të shembi urën në lagjen Vullnetari në Elbasan.
Reshjet e dendura të shiut ka rritur intensitetin e prurjeve të lumit, duke e kthyer këtë të fundit në një rrezik për banorët.
Prurjet e mëdha kanë shkaktuar edhe disa probleme në argjinaturat mbrojtëse ku në disa segmente është dëmtuar.
Deri më tani nuk janë raportuar probleme të rënda apo dalje nga shtrati i përroit.