Reshjet e shiut kanë bllokuar rrugën në Tepelenë që të lidhë me fshatrat malor të Njësisë Administrative në Kurvelesh.
Po ashtu është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.
Në Vlorë, reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.
Në Gjirokastër është çarë diga e përroit të fshatit Hundëkuq. Për pasojë, rrezikohet përmbytja e rrugës që të çon në këtë fshat.