Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet A. H pasi nuk deklaroi paratë që kishte me vete në pikën kufitare në Morinë.
Pas kontrolleve të kryera në makinën e 32-vjeçarit të tipit “Audi” janë gjetur dhe sekuestruar 20 000 paundë të cilat ishin të padeklaruara.
Në përfundim të veprimeve hetimore materialet i kaluan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 32-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.