-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmohet më e keqja, Armando Broja ka këputur ligamentin, rrezikon sezonin!

Kryesoret

Që do të ishte një dëmtim i rëndë kjo u kuptua në momentin e parë kur Armando Broja u rrëzua në fushë në miqësoren e Chelseat ndaj Aston Villa-s. Sulmuesi shqiptar pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barrela me një dhimbje të madhe. Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm.

Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë. Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar edhe 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge.

Broja largohet me barelë nga fusha në miqësoren kundër Aston Villa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit