Moderatorja Orjela Nebijaj është zyrtarisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo u betua sot në parlament bashkë me Petrit Dodën.
Doda dhe Nebijaj përfituan mandatin pas dorëheqjes së Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prill 2021, morën respektivisht 5987 dhe 5606 vota personale.
Pas tekstit që lexoi kryetarja e Kuvendit, dy deputetët e rinj u betuan.










