-sidi education-spot_img
22.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Non grata u hoq”- Kush e telefonoi Berishën nga Amerika? E zbulon Lela

Kryesoret

Drejtuesi i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela ka zbardhur detaje për heqjen e sanksioneve ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të paktën kështu sikur deklaroi vetë lideri demokrat, pasi informacion zyrtar nga Uashingtoni ende nuk ka.

Lela deklaroi se lajmi për heqjen e non gratës është komunikuar përmes një bisede telefonike nga ana e një zyrtareje të DASH-it dhe nuk ka ende një formë të shkruar.

“Ka pasur një telefonatë nga një përfaqësuese e DASH. Firma është marrë para dy ose tri ditësh, është parë një ngurrim sesi do të jepet lajmi në publik. Nuk ka marrë një formë dokumentare të lajmit se Berishës po i hiqet sanksioni.

Heqja e non grata-s dekodon dhe tekstin e vendosjes, heqja tregon se Berishës nuk i është gjetur asnjë provë korrupsioni apo minimi të sigurisë”, tha Lela.

I pyetur nëse nga sanksionet është çliruar edhe familja e kreut të PD-së Berisha, Lela deklaroi:

“Nuk e kam bërë këtë pyetje, por besoj se non grata i hiqet edhe familjes sepse kur u vendos u vendos edhe ‘en bloc’, ashtu besoj se edhe do të hiqet”, tha ai tek News24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit